Akti i parë gjysmëfinal i Champions League mes Bayernit dhe Realit të Madridit u mbyll në barazim 2:2 duke lënë gjithçka të hapur për duelin e kthimit.
Dueli i sotëm ishte special për Thomas Mullerin, i cili qëndroi në fushë 80 minuta.
Me paraqitjen e sotme, gjermani regjistroi paraqitjen e tij të 150-të në Ligën e Kampionëve për Bayernin, duke u bërë lojtari i tretë në historinë e Champions-it, që arrin të regjistrojë 150 ndeshje me një klub të vetëm.
Vendin e parë e mban Ksavi me 151 paraqitje në Champions për Barcelonën, ndërkohë që në kuotë të barabartë ndeshjesh me Mullerin ndodhet Iker Casillasin, 150 duele me Realin.