Përballja e parë gjysmëfinale mes Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit ka përfunduar në barazim 2:2.
Një rezultat që ka lënë të pakënaqur Xhamal Musialën.
Futbollisti i klubit bavarez ka thënë pas përfundimit të ndeshjes në “Movistar” se Reali i Madridit di të shpikë rrezik nga hiçi. Rezultati 2-2 është frustrues për të.
“Mund të kishim dalë me një fitore dje, por Madridi ka kapacitetin për të krijuar rrezik nga hiçi.
Është pak frustruese të largohesh me një 2-2, por duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të provojmë të fitojmë atje (në Madrid)”, ka deklaruar Xhamal Musiala.