Sulmuesi i Bajern Mynih, Harry Kane e pa veten në vështirësi të madhe përpara prapavijës së Realit.
Skema e Ançelotit funksionoi për ta “ç’montuar” bomberi anglez. Ai shënoi vetëm përmes 11- metërshit, ndërsa në lojë aktive mbeti shumë larg kuadratit mik.
Herri nënvizoi se barazimi kundër “galaktikëve” do shërbej si testi i mirë, për të ndrequr gabimet përpara duelit të kthimit:
“Takimet në Ligën e Kampionëve janë më të veçanta dhe për këtë nuk kam asnjë diskutim, pavarësisht se kam luajtur në kompeticione të ndryshme. Çdo lojtarë e dëshiron të luajë në nivele kaq të larta.
Kemi një javë impenjative para duelit të kthimit. Është e qartë se Champions-i është fronti kryesore që ia kemi vënë syrin në fillim të sezonit dhe duam t’i shkojmë deri në fund. E di se do jetë e vështirë në Madrid, por e kemi misionin e qartë, fitore dhe kualifikimin për në finale.
Fakti që një pjesë e mirë nga grupi i kundërshtarit janë kalitur në të tilla nivele, nënkupton se kanë eksperiencën e duhur për ta kthyer situatën në favor.
Mund të kishim marrë më shumë se barazim, por ky është futboll. Më pëlqeu shumë element nga loja jonë, sidomos reagimi me nisjen e pjesës së dytë. Gjithsesi kam edhe disa rezerva”, përfundoi Kane.