Në episodin e radhës të “Soccer Talk Podcast” ishte i ftuar Fatbardh Jera.
Gjatë bashkëbisedimit me Skënder Gegën, ish-futbollisti shkodran ka treguar një nga momentet më të vështira në karrierë, kur u pezullua me 6 muaj nga futbolli.
Jera zbuloi se shkak për dënimin nga regjimi i sistemit diktatorial të asaj kohe ishin 50 dollarët që ai mbante në udhëtimin për në Egjipt, ku do të zhvillonte miqësoren e parë me Kombëtaren shqiptare.
“Ishte një fat i keq i sistemit. Duke shkuar në ndeshjen e parë miqësore në Egjipt, për 50 dollarë më zbritën prej aeroplanit.
Për 6 muaj as me Vllazninë nuk pata mundësinë të luaja.
Më ulën prej aeroplanit dhe më çuan në ndjekje penale. Ishte një shok i jashtëzakonshëm, por ashtu ishte sistemi. Më kapën në Rinas”, ka thënë Jera.