Gjatë një interviste të dhënë, mbrojtësi Matthijs de Ligt ka folur për kohën që e ka kaluar tek skuadra e Ajaxit.
Në fakt, De Ligt gjithmonë ka ruajtur një marrëdhënie të mirë me ekipin holandez.
Gjatë intervistës, holandezi ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë për tu rikthyer një ditë.
“Çdo herë e mendoj dhe e besoj se ribashkimi do të ndodhë. Kam luajtur tre vjet në ekipin e parë, një periudhë relativisht e shkurtër, mendova se mund të ishte më e gjatë”-u shpreh mbrojtësi i Bayern Munich.
Matthijs De Ligt u bashkua me ekipin e Bayern Munich në verën e 2022-shit nga Juventus, ndërsa ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e 2027-ës.
Në 27-të paraqitjet e këtij sezoni në të gjitha garat me Bayernin, De Ligt ka shënuar dy gola e dhuruar një asistim.