Lotito i vendos kusht Immobiles!
Lazio nuk është i gatshëm të shesë Ciro Immobile-n, pavarësisht një kontrate të rëndë nga pikëpamja ekonomike.
Klubi “bardhekaltër” është i vendosur ta mbajë atë edhe për sezonin e ardhshëm, por, siç raportohet nga mediet italiane, presidenti Claudio Lotito i ka vendosur një kusht sulmuesit për vazhduar bashkëpunimin.
Lotito ka vënë në dijeni Immobile-n se nëse do të dëshirojë të qëndrojë ai do të bëhet zëvendësues i Valentin Castellanos, tek i cili klubi kryeqytetas synon të fokusohet..