Dortmundi gjunjëzon PSG-në

Dortmundi në festë, ka triumfuar ndaj PSG-së, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League në futboll.
Mbrëmje e madhe e Dortmundit, e djelmoshave të trajnerit Terziq, luftuan si luftëtarë të vërtetë deri në frymën e fundit të sfidës.
Atmosferë drithëruese në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmundi, mbi 80 mijë, u kënaqen me lojën që treguan të dy skuadrat.
Dortmundi - PSG 1:0
Stadiumi "Signal Iduna Park" në Dortmund.
Shikues: 80.000.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Fullkrug (36').
Kartona të verdhë:.Maatsen, Schlotterbeck - Ruiz.
Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Sancho, Fullkrug (Moukoko 90'), Hummels, Brandt (Nmecha 87'), Sabitzer, Maatsen, Emre Can, Ryerson (Wolf 87'), Adeyemi (Reus 83').
PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Mbappe, Ruiz, Dembele, Vitinha, Lucas Hernandez (Beraldo 42'), Nuno Mendes, Barcola (Kolo Muani 65'), Zaire-Emery.
Shumë raste, dy herë u qëllua shtylla dhe vetëm një gol i shënuar nga Niklas Fullkrug.
Ndeshje për mbamendje, e shpejt dhe me cilësi të lartë.
Në minutën e 36-të, Niclas Fullkrug ka pranuar me sukses një top të gjatë nga Schlotterbeck dhe në pozitë ballore e nga rreth 12-13 metra godet fortë e kaloi në epërsi Dortmundin, 1:0.
Kylian Mbappe goditi me mjeshtri, gjuajtja e të cilit u ndal nga shtylla e majtë, dhe pas pak sekondave, Hakimi gjuajti bukur por shtylla e poshtme e djathtë e shpëtoi Dortmundin pikërisht në minutën e 51-ti.
Në minutën e 54-të, Mbappe në pozitë të mirë por gjuajti drejt në trup të portierit Kobel.
PSG sulmonte nga të gjitha anët por Ruiz i pafat në minutën e 56-të, nga afërsia gjuan jashtë portës së portierit të Dortmundit.
Në minutën e 60-të Fullkrug nga një pozitë ideal gjuan mbi portën e PSG-së.
Pas gjashtë minutave (66’) Niclas Fullkrug nuk u tregu konkret nga afërsia, goditja e tij me kokë shkon mbi portë.
Në minutën e 71-të, Ousmane Dembele, rast ideal por Kobel evitoi rrezikun por edhe një mbrojtës i verdhezinjve, pastrojë situatën.
Në minutën e 81-të, Dembele nga pozita qendrore goditi pa kontroll e topi larg mbi portë.
Dortmundi fitoi gjysmëfinalen e parë por e pret sfidë shumë e zorshme Paris në ndeshjen e kthimit.