Shpëtim Duro largohet nga skuadra e kampionit në fuqi, Struga Trim Lum.
Humbja e djeshme në Kavadar, me rezultat 3:2 nga Tikveshi, i ka kushtuar shtrenjtë Duros, nuk është më trajner i Strugës.
"FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.
Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen", njofton FC STruga.
Shkëndija kryeson me 58 pikë, pasojnë Struga TL me 58 e Shkupi me 58 pikë pas javës së 30-të në elitën e futbollit maqedionas.