Goli i Leroy Sane i dha shpresë skuadrës së Bayern Munih kundër Real Madrid-it në ndeshjen e së martës në “Allianz Arena” dhe dëshmoi të gjithë vlerën e tij.
Presidenti i bavarezëve, Herbert Hainer ka folur për të ardhmen e tij pas gjysmëfinales së parë të Champions League duke lënë të kuptohet se shpreson për zgjatjen e kontratës së lojtarit.
“Ai është një sulmues që mund të bëjë diferencën me cilësitë e tij, shpejtësinë dhe gjuajtjen e tij.
Natyrisht që ne duam që të qëndrojë me ne, nuk ka dyshim për këtë”-deklaroi Hainer.