Bayer Leverkuseni, kampion i ri i Gjermanisë, thyen rekord pas rekordi, 47 ndeshje pa humbje në Gjermani e në garat evropiane.
Roma është viktimë e radhës dhe para shikuesve të vet, me rezultat 2:0 nga Bayer Leverkuseni.
Xhaka me Bayerin nuk kanë të ndalur dhe janë shumë afër finales së madhe.
Wirtz shënoi në minutën e 28-të, ndërsa Andrich eurogol në minutën e 73-të.
Andrich goditi nga rreth 22 metra duke e lënë të shtangur portierin Svilar, 0:2.
Roma bën hapin e parë drejt finales së Europa League.
Granit Xhaka si zakonisht titullar, por është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 75-të pas përplasjes me Spinazolan e Romës.