Beshiktashi i Ernest Muçit dhe Milot Rashicës arriti një fitore dramatike në shtëpi përballë Rizesporit me rezultatin 3:2.
Një gol i shënuar në minutën e 97-të nga Uorrall, falë ndihmës së “Goal-line Technology”, i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës bardhezi në këtë përballje që rezultoi tepër e vështirë.
Rrugën e rrjetës e gjeti dhe Milot Rashica, që shënoi golin e dytë të Beshiktashit.
Për sa i përket, Ernest Muçit, ai ishte titullar duke qëndruar në fushë gjatë gjithë sfidës, teksa u vlerësua me notën 7.2 nga “Sofa Score”.
Vlen të theksohet fakti se Muçi regjistroi 62 pasime të sakta nga 68 në total, ndërkohë që dha edhe 3 topa të gjatë të saktë si dhe 1 pasim kyç.
Vletësim pozitiv mori edhe Milot Rashica, që nga “Sofa Score” iu vendos nota 7.9, për shkak edhe të golit që shënoi.