Ten Hag thyen heshtjen për ribashkimin e tij me Ajaxin

Futboll

Ten Hag thyen heshtjen për ribashkimin e tij me Ajaxin

Më: 4 maj 2024 Në ora: 10:37
Erik Ten Hag

Trajneri holandez, Erik Ten Hag ka mohuar bisedimet me ish-klubin e tij, Ajaxin, duke thënë se shpreson të mbetet edhe më tutje trajner i Manchester Unitedi, edhe përkundër zërave për shkarkimin e tij në fund të sezonit.

Gjatë intervistës së tij me Gary Neville në Sky Sports, Ten Hag u pyet për interesin e Ajax-it për ta riemëruar atë si trajner.

54-vjeçari ka refuzuar një ribashkim me Ajaxin, pasi pret të mbetet te klubi nga Old Trafford edhe në sezonin e ri.

“Pres të jem trajner i Manchester United vitin e ardhshëm. Nuk kam qenë në kontakt me Ajaxin, jo”, ka thënë Ten Hag.

Me kusht që të qëndrojë, Ten Hag do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me presion të jashtëzakonshëm për të përmirësuar rezultatet.

Djajtë e Kuq kanë edhe katër ndeshje të tjera të mbetura në Ligën Premier këtë sezon dhe janë gjithashtu pjesë e finales së FA Cup.

Ten Hag sigurisht që ka një shans për të përfunduar 2023/24 me një notë të fortë, por ai ende ka një sfidë të madhe përpara nën sytë vigjilentë të Sir Jim Ratcliffe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat