Tetova: Kemi edhe tri ndeshje

Futboll

Tetova: Kemi edhe tri ndeshje

Më: 4 maj 2024 Në ora: 11:54
Tetova

Egnatia mbylli dje përgatitjet për ndeshjen me Teutën, në kuadër të javës së 34-t të Superiores.

Rrogozhinasve u janë shtuar problemet nga dëmtimet e Gjatës dhe Montenegros, ndërkohë që mungojnë edhe Ndreca, Aleksi e Xhemajli.

Trajneri Edlir Tetova gjithsesi është shprehur se skuadra e tij synon maksimumin kundër Teutës, pasi nuk duhet ta ulë ritmin për të qenë gati në “Final 4”.

Tetova, si e prisni ndeshjen e radhës me Teutën?

"Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Teuta vjen nga një moment pozitiv.

Jemi përgatitur për të synuar maksimumin. Kanë mbetur edhe 3 takime dhe nuk duhet ta ulim kurrsesi ritmin.

Kemi ende punë përpara për të siguruar vendin e parë, ky është objektivi kryesor. Për të arritur deri te ndeshjet teke kemi edhe 3 sfida që do mundohemi t’i mbyllim me rezultat pozitiv. Shpresoj të marrim atë që duam në Durrës", tha Tetova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat