Skuadra shqiptare, Besa e Dobërdollit, ka poshtëruar me lojë e rezultat 7:0 Teteksin e Tetovës, në takimin e javës së 28-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Teteksi, skuadër me renome, gjatë do të kujtojë këtë fiasko, skuadër që renditet në pozitën e 14-të me 24 pikë.
Besa është kampion i ligës së dytë dhe së bashku me Pelisterin kanë siguruar hyrjen në elitën e futbollit të Maqedonisë.
Arsimi nga Çegrani deklason me 3:0 Pobedën në Prilep dhe Bashkimi luan baras (0:0) me Vardarin e Negotinit.
Rezultatet
Pobeda - Arsimi 0:3
Ohri - Detonit 3:1
Teteksi - Besa 0:7
Bashkimi - Vardari (N) 0:0
Kamenica Sasa - Kozhuf 1:0
Novaci - Karaormani 6:0
Osogovo - Skopje 2:1
Renditja: Besa kryeson me 73 pikë, pasojnë Pelisteri 67, Detonit 56, Arsimi 50, Ohri 42, Skopje 40, Vardari (N) 38, Bashkimi 38, Bellasica 37, Kozhuf 37, Novaci 31, Pobeda 28, Osogovo 26, Teteksi 24, Sasa 23 dhe Karaormani 15 pikë.