Ferizaj edhe zyrtarisht është rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.
Ferizajasit pa ndonjë problem shënuan fitore në konak të Flamurtarit të Prishtinës, me rezultat 4:0.
Futbollistët e Ferizajt, qysh në pjesën e parë e vërtetuan se fitorja do të jetë e tyre, duke avancuar me rezultat 3:0 me golat e Kurtajt (1) dhe Sadriut (2 gola).
![Image](/media/botasot.info/images/2024/May/04/auto_438108988_999819082147697_6908013498336888938_n1714834724.jpg)
Kurtaj shënoi edhe golin e dytë personal të ti në pjesën e dytë.
Ferizaj kryeson me 50 pikë e Flamurtari renditet në vend të gjashtë me 29 pikë të mbledhura.