Superliga e Kosovës i rikthehet nesër aksionit me pesë ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 32 të këtij sezoni.
Të gjitha ndeshjet e nesërme do të zhvillohen në orar të njëjtë, respektivisht me fillim nga ora 15:00.
Drita do të synojë fitore kundër Fushë Kosovës si vendase, kurse Ballkani e pret në shtëpi skuadrën e Dukagjinit.
Llapi e vazhdon garën për titull duke u përballur me Feronikelin ’74, ndërsa ndeshje interesante priten të jenë edhe ajo mes Lirisë e Prishtinës dhe Malishevës e Gjilanit.
Programi i nesërm i Superligës:
15:00 Drita – Fushë Kosova
15:00 Ballkani – Dukagjini
15:00 Llapi – Feronikeli ’74
15:00 Liria – Prishtina
15:00 Malisheva – Gjilani