Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Cadizit, me rezultat 2-0, duke iu afruar edhe më shumë titullit të kampioni të Spanjës.
Pjesa e parë u dominua krejtësisht nga vendasit, por që munguan golat.
Megjithatë këngë tjetër ishte pjesa e dytë në të cilën u shënuan tre gola. Fillimisht realizoi Brahim Diaz, në minutën e 51’, pas një asistimi nga Luka Modriq.
Teksa golin e dytë e shënoi Jude Bellinhgam, në minutën e 68’, teksa golin e fundit e realizoi Joselu, në minutën e 94’.
Real Madridi pas fitores mbetet në vendin e parë me 87 pikë, 14 pikë larg Barcelonës që është në pozitën e dytë me 73 sosh, me një ndeshje më pak të zhvilluar.