Partizani triumfon në “Arenën e Demave”!
Një gol i Alfred Mensah në minutën e 84-t, i mjaftoi Partizanit të Orges Shehit për të mposhtur Skënderbeun me shifrat 1-0, duke siguruar zyrtarisht pjesmarrjen në “Final 4”.
Falë këtij triumfi, “demat e kuq”, ngjiten në kuotën e 57 pikëve, teksa tashmë në dy duelet e mbetura do të synojnë dy vendet e para.
Për sa i përket sfidës mes “demave të kuq” dhe korçcarëve, ishte një përballje tepër e luftuar me raste të shumta nga të dyja kampet, teksa në fund ishin kryeqytetasit ata që festuan.