Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi po fluturon drejt titullit të kampionit në Mal të Zi, për herë të parë në histori të ekzistimit si klub.
Deçiqi sot ngadhënjeu me rezultat të thellë në Plevla, duke e mposhtur me rezultat 4:0 Rudarin.
Presidenti i klubit, Pal Dreshaj, me djelmoshat e tij, tre javë e ndajnë nga titulli.
Nenad Gavriq shënoi het-trik, në minuta e parë, 7-të e 56-të dhe Stjepoviq (81’).
Deçiqi kryeson me 61 pikë e ka tre më shumë se Buduçnosti.
Malazezët gojëhapur, skuadra shqiptare kurrë më afër titullit të kampionit
Nëse mbeten në fund me pikë baras Deçiqi dhe Buduçnosti, skuadra shqiptare del kampione pasi që e ka rezultatin e ndërsjellë më t[ë mirë se kampioni në fuqi.
Javën që vjen Deçiqi ndeshet me Jezeron dhe Buduçnosti me Jedinstvon.