Skuadra shqiptare, Voska Sport e Ohrit, gati e ka siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Voska e ka mposhtur me rezultat 2:1 Sileksin e Kratovës.
Për Voskan shënuan Kocoski (31) e Sharkoski (90+1) dhe për udhëtuesit GJorgjeevski (61').
Voska renditet në pozitën e 7-të me 40 pikë e ka 5 më shumë se Vardari në të dhjetin. Sileksi zë pozitën e 6-të me 41 pikë.