Ndeshjet e javës së 35-të të Kategorisë Superiore marrin një rëndësi shumë të veçantë duke pasur parasysh se janë shumë diskutime të hapura për pozicionet në tabelën e klasifikimit. Renditja brenda “Final Four”, vendi i katërt dhe play-out mund të përcaktohen që në duelet e radhës që luajnë skuadrat.
Të gjitha ndeshjet e javës së 35-të, sipas kalendarit, do të luhen të mërkurën në orën 16:00. Ato do të luhen paralelisht në një orar, teksa do të ndahen në dy platforma të ndryshme televizive.
“MCN” do të transmetojë ndeshjet mjaft interesante për katërshen e parë, Dinamo-Egnatia dhe Tirana-Vllaznia, të cilat mund të rezultojnë përcaktuese për klasifikimin përfundimtar të këtyre skuadrave.
Ndërkohë, sfidat e tjera që ngjallin shumë interes edhe për garën për të shmangur play-out, do të transmetohen përsëri nga platforma “Tring”.
NDESHJET
Të mërkurën, 8 maj, ora 16:00
Dinamo-Egnatia
Tirana-Vllaznia
Erzeni-Teuta
Kukësi-Partizani
Skënderbeu-Laçi