Drita e do me çdo kusht fitoren në përballje me Fushë Kosovën, në kuadër të javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ballafaqimi luhet nesër në orën 15.00 në fushën ndihmëse në Gjilan.
Drita renditet në vend të tretë me 59 pikë e ka katër me pak se lideri Balllkani. Fushë Kosova është në vend të nëntë me 20 pikë të mbledhura.
Futbollisti i Dritës, Raddy Ovouka, tha se janë përgatitur në maksimum.
"Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me FC Fushë Kosovën.
Shpresoj të japim maksimumin tonë për fitore", ka thënë Ovouka.