Sassuolo ka shënuar fitore të madhe, në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit italian.
Sassuolo e mposhti me rezultat 1:0 kampionin e ri të Italisë, Interin.
Futbollisti Lauriente ka shënuar në minutën e 20-të për fitoren e e Sassuolos.
Marash Kumbulla është paraqitur titullar për Sassuolon sikurse edhe Kristjan Asllani për Interin.
Asllani është zëvendësuar në minutën e 74-të.
Pas javës së 35-të në Serie A, Interi kryeson me 89 pikë e Sassuolo është në pozitën e parafundit (i 19-ti) me 29 sosh.