Ballkani i Therandës ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:0 ndaj Dukagjinit të Klinës, në takimin e javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Vendasit treguan lojë të mirë dhe qysh në 45 minutat e parë, bën me dije se pikët do të mbesin në Therandë.
Futbollistët Emërllahu në minutën e 7-të e Kuç në atë të 23-tën, realizuan për 2:0.
Gripsh shënoi nga penalltia në minutën e 90+5.
Ballkani kryeson me 66 pikë, ka dy më shumë se Llapi dhe Dukagjini zë vendin e gjashtë me 39 pikë.