Pogradeci kthehet në Kategorinë e Parë!
Fitorja 4-1 e Pogradecit ndaj Turbinës në javën e 22-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë, ka dekretuar kthimin e “liqenorëve” një kategori më lart.
Ekip i drejtuar nga Samuel Nikaj ia doli të linte pas Luftëtarin falë fitores 4-1 të ndeshjes së sotme dhe kështu, u shpall kampion i Grupit B të Kategorisë së Dytë, duke u ngjitur automatikisht në të Parën.
Pas një suksesi të tillë, në stadium ka shpërthyer festa e ndezur e tifozerisë vendase, që i është gëzuar bashkë me lojtarët këtij suksesi dhe kthimit në futbollin profesionist.