Daja pas fitores ndaj Dukagjinit: Gara është në dorën tonë

Futboll

Daja pas fitores ndaj Dukagjinit: Gara është në dorën tonë

Më: 5 maj 2024 Në ora: 17:30
Ilir Daja

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se Ballkanit kundër Dukagjinit i ndihmuan dy golat e shënuar në 25 minutat e para të ndeshjes.

“Do të thosha se ishte fillim i mirë, sepse në 25 minutat e para kishim dy gola avantazh.

Në pjesën e dytë pastaj edhe Dukagjini kishte situatat e veta. Pozitiv është fakti se jemi në vendin e parë. Vetëm një javë e humbëm këtë vend. Lojtarët që janë aktivizuar sot do na shërbejnë për katër ndeshjet e fundit.

Duke e pasur kontingjentin e plotë të lojtarëve, gara është në dorën tonë.

Të gjithë lojtarët që u aktivizuan sot, përveç Karricës që ka më pak minutazhë, gjithë të tjerët kanë qenë edhe titullar. Ne kërkonim që sot të ishim me përqendrim maksimal sepse po e humbëm përqendrimin, nuk ka kohë për rikuperim. Nuk kemi asnjë të lënduar dhe asnjë me karton”, ka thënë trajneri Daja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat