Milani do të përballet me Genoan në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t të Serisë A italiane.
Kuqezinjtë e Stefano Piolit vijnë pas 5 ndeshjeve pa fituar, ku më e freskëta ishte barazimi 0-0 përballë Juventusit javën e kaluar.
Një periudhë tepër e keqe në kampin e “djallit”, që edhe pse e kanë siguruar vendin e tyre për Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm janë duke treguar një formë shumë të dobët.
Gjithashtu sot teknikut italian do t’i mungojë edhe shtylla me e fortë e ekipit, Majk Menja.
Portieri francez pësoi një lëndim gjatë nxehmjes që ishte duke bërë kundër “zonjës së vjetër” dhe nuk do të luaj as në këtë ndeshje.