LIverpooli ka arkëtuar tre pikë por që ka pak shpresa për titullin e kampionit në Angli.
Gjashtë gola në "Anfield", LIverpooli e mposhti me rezultat 4:2 Tottenhamin.
Për vendasit shënuan Salah (16'); Robertson (45’), Gakpo (50') e Elliott (59') dhe për udhëtuesit realizuan Richarlison (72') e Son Heung - Min (77').
Pas javës së 36-të në Premier League, Arsenali kryeson me 83 pikë, pasojnë Manchester City me 82 (një ndeshje më pak), Liverpooli 78 dhe Tottenham është në pozitën e pestë me 60 sosh.