Festë shqiptare në Dusseldorf.
Kosova e Dusseldorfit me një këmbë në LandesligaI
Djelmoshat e presidentit Bujar Neziri treguan lojë të madhe në përballje me rivalin direkt në luftë për vendin e parë, duke e mposhtur me rezultat 3:1 TSV Eller 04, në takimin e javës së 31-të në Bezirksliga.
Shikuesit gjatë ndeshjes
Ky ishte derbi i kampionatit dhe vendimtar për kreun e tabelës.
Kuqezinjtë shtruan lojën mjeshtërore duke importuar tre pikë e titullit të kampionit.
Kosova kryeson me 80 pikë dhe ka pesë më shumë se TSV Eller 04.
Edhe tre javë deri në fund dhe Kosova veçse ka bërë hapin e madh dhe pothuajse edhe përfundimtar për të hyrë në Landesliga!
Vendasit nuk kishin kaçik që të maten me djelmoshat e Kosovës dhe humbja ishte e pashmangshme.
Ndeshjen e përcollën rreth 1.300 shikues, shumica shqiptarë.
TSV Eller 04 lëshoi fushën i tronditur nga humbja.
“Prej ndeshjeve më të rëndësishme të klubit tonë thuajse në historinë e tij, klubi ynë tregon shpirtin luftarak dhe dëshirën për të qenë pjesë e Landesliga vitin e ardhshëm.
Me një super ndeshje të zhvilluar djelmoshat tanë dhanë krejt nga vetja që të dalin me tre pikë dhe në fund ia dolën.
Me golat e shënuar nga Derman Disbudak në minutën e (32’) Naser Ilazi (90’) dhe Max Stellmach (90’+2) klubi ynë del me rezultat 1:3 kundër kundërshtarit direkt për Landesliga TSV Eller 04.
Tani me 5 pike më shumë se vendi dytë në vetëm 3 ndeshje të mbetura ne vazhdojmë përpara drejt qëllimit tonë
Faleminderit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e klubit tonë gjithë ata tifozë që nuk ndaluat së mbështeturi klubin tonë.
Ne shihemi të dielën e ardhme ku jemi si mysafir i TV Kalkum”, njofton FC Kosova.