Milani ndali vetëm një pikë ndaj Genoa-s.
Milani ka barazuar me rezultat 3:3 me Geno-an, në takimin që u zhvillua në stadiumin "San Siro" në Milano.
Mysafirët u përpoqën dhe ia dolën që të befasojnë.
Retegui shëno nga penalltia në minutën e 5-të për 0:1 por vendasit barazuan me golin e Florenzit në minutën e 45-të.
Pjesa e dytë dramatike e me kthesa në rezultat.
Genoa sërish në epërsi me 1:2 me golin e lojtarit Ekuban në minutën e 48-të.
Milani mobilizohet dhe shënoi dy gola të shpejt në harkun kohor 3 minuta.
Gabbia barazoi 2:2 në minutën e 72-të dhe pas tre minutave Giroud shënoi për 3:2.
Në minutën e 87-të, Thiaw shënoi autogol për 3:3.
Pas javës së 35-të në Serie A, Milani zë vendin e dytë me 71 pikë e Genoa është në të 12-tin me 43 pikë.