Ish-lojtari Arsenalit humb ndjenjat në fushë për 10!
Ish-lojtari i Arsenal, Xhef Rajn-Adelaide ka humbur ndjenjat për plot 10’ pasi ka pësuar një goditje në kokë. Lojtari i RWD Molenbeek u godit me kokë nga një lojtar i Sharlëroit ndërsa impakti me topin ka qenë i dhunshëm.
Xhef Rajn-Adelaide u transportua menjëherë në spital ku edhe mori ndihmën e parë.
Ai qetësoi tifozët duke shkruar një mesazh nga spitali. “Ju falenderoj për mesazhet, u tremba shumë”, shkroi lojtari në llogarinë e vet në Instagram.