Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, reprezentues i Shqipërisë, vulosi fitoren në derbin e madh kroat.
Hoxha është hero i fitores së Dinamos në Rijekë.
I mjaftuan tre minutat e fundit të paraqitjes së tij dhe të dridh Rijekën.
Kjo ndeshje pothuajse ishte edhe vendimtare në luftë për titullin e kampionit të Kroacisë.
Rijeka tronditet në 15 minutat e fundit. Dinamo e Zagrebit bëri përmbysjen e madhe, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Rijekën vendaset.
Deri në minutën e 75-të Rijeka ishte në epërsi.
Pjaca shënoi nga penalltia në minutën e 49-të.
Dinamovbitë bën përmbysjen me golat e Petkoviqit në minutën e 75-të dhe Hoxhës në atë të 89-të.
Goli i Hoxhës heshti Rijekën dhe pothuajse është dhe vendimtar për titullin e dinamovitëve.
LIndon Selahi e Veldon Hoxha u paraqitën titullar për Rijekën dhe Arijan Ademi nga minuta e 63-të e Hoxha nga e 87-ta për Dinamon.
Dinamo kryeson me 75 pikël e ka 4 më shumë se Rijeka në vend të dytë pas javës së 33-të.
Veldin Hoxha, Selahi dhe Arbër Hoxha, janë ndëshkuar me kartona të verdhë.