Përballje e gjigantëve italian, Roma - Juventus, ka përfunduar me rezultat 1:1, në kuadër të javës së 35-të në Serie A.
Për Juven është pikë e madhe e për Romën ky barazim sikurse humbje, pasi që rrezikojnë që të mbeten jashtë garave të Champions League.
Lukaku shënoi në minutën e 15-të për Romën dhe Bremer barazoi në atë të 31-tën.
Interi kryeson me 89 pikë, pasojnë Milani me 71, Juventusi me 66, Bologna 64, Roma 60, Atalanta 57 pikë (dy ndeshje më pak).