​Dështoi me Milanin, Lopetegui rikthehet në Premier Ligë

Futboll

​Dështoi me Milanin, Lopetegui rikthehet në Premier Ligë

Më: 6 maj 2024 Në ora: 13:07
​Dështoi me Milanin, Lopetegui rikthehet në Premier Ligë

Julen Lopetegui pritet të jetë trajner i West Ham United sezonin e ardhshëm. Siç raportoi gazetari Fabrizio Romano, bisedat kanë ecur me një ritëm shumë të mirë në ditët e fundit, pasi kalimi i tij te Milani i bllokua. “Çekanët” do të jenë projekti i dytë në Premierligë për Lopeteguin, i cili tashmë ka trajnuar Wolverhamptonin në pjesën e dytë të edicionit 2022-2023 pas largimit nga Sevilla.

Pas një fundi të shkëlqyeshëm të sezonit (ai mori skuadrën e fundit dhe e mbylli sezonin shtatë pikë larg rënies), ai u largua nga posti pesë ditë para debutimit të tij në 23-24 për shkak të mosmarrëveshjeve me menaxhmentin dhe pakënaqësisë së tij me politikën e nënshkrimeve, përcjellë KosovaPress.

Skuadra të shumta evropiane e kishin targetuar emrin e ish-trajnerit spanjoll. Propozimi që iu afrua më shumë realizimit ishte ai i Milanit, por italianët e tërhoqën operacionin vetëm pak ditë më parë për shkak të një fushate të promovuar nga fansat e tyre në rrjetet sociale me moton 'Nopetegui'.

Nëse nuk do të ishte dëgjuar zëri i tifozëve, Lopetegui do të ishte në krye të kuqezinjve vitin e ardhshëm. Në fakt, trajneri dhe Milani janë takuar në Londër dy javë më parë për të përcaktuar verbalisht të gjitha detajet dhe kushtet dhe madje kanë biseduar për blerjet e ardhshme në merkaton e radhës, shenjë se gjithçka praktikisht ishte bërë. E vetmja gjë që mungonte ishte firma dhe nuk mbërriti kurrë për shkak të revoltës së tifozëve.

Kohët e fundit, Lopetegui mori disa telefonata edhe nga Arabia Saudite , por ai refuzoi ofertat që i paguanin deri në 18 milionë euro në vit për shkak të preferencës së tij për të vazhduar në Evropë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat