Tjetër zhgënjim për kampionët e Denver, që në fushën e tyre u mundën sot 106-80 nga Minnesota.
Kjo e fundit i fitoi të dyja takimet jashtë fushe dhe tashmë udhëheq 2-0 serinë e gjysmëfinaleve play off në Konferencën e Perëndimit.
Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku Towns dhe Edwards realizuan nga 27 pikë secili për Minnesota. Vendimtar edhe stoli i ekipit mik, nga ku erdhën 37 pikë. për Denver zhgënjyen lojtarët “big”, me Gordon që eralizoi 20 pikë e Jokic vetëm 16 pikë.
Ka filluar seria e gjysmëfinaleve edhe në Konferencën e Lindjes, ku New York mundi 121-117 Indiana dhe udhëheq 1-0 me ndeshje. Të gjithë titullarët e ekipit nju-jorkez realizuan mbi 13 pikë, ku shkëlqeu Jalen Brunson me 43 pikë.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off
New York – Indiana, 121-117 (1-0)
Boston – Cleveland
Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off
Denver – Minnesota, 80-106 (0-2)
Oklahoma – Dallas