FIFA ka publikuar zyrtarisht renditjen e kombëtareve të futsallit në botë.
Brazili është në vendin e parë, para Portugalisë, Spanjës, Iranit dhe Argjentinës.
Kosova është në vend të 63-të në ranglistë.
Përzgjedhja e Maqedonisë është në vendin e 58-të, vetëm tre pozita më poshtë se Gjermania.
Siç njofton shtëpia botërore e futbollit, renditja bazohet në rezultatet e më shumë se 4600 ndeshjeve ndërmjet ekipeve kombëtare në mbarë botën.