PSG eliminohet

Dortmundi ka treguar lojë me zemër dhe iu shpagua, duke u kualifikuar në finalen e madhe të Champions League.
Dortmundi e ka mposhtur me rezultat 1:0 PSG-në stadiumin “Parc des Princes” në Paris.
Edhe ndeshjen e parë e ka fituar skuadra gjermane me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 2:0 është kualifikuar në finalen e madhe.
PSG - Dortmund 0:1
Shënues; Hummels (50').
Kartona të verdhë: Dembele, Hakimi - Sabitzer, Hummels..
PSG: Donnarumma - Hakimi, Marquinhos, Lucas Beraldo, Nuno Mendes - Vitinha, Zaire-Emery (Lee Kang-In 76'), Fabian (Asensio 63')- Dembelé, Goncalo Ramos (Barcola 63') dhe Mbappe.
Dortmundi: Kobel - Ryerson, Hummels, N. Schlotterbeck, Maatsen - Can, Sabitzer, Brandt (Nmecha 85'), Sancho (Sulo 67'), Adeyemi (Reus 56') dhe Füllkrug.
Mbappe, Dembele, Vitinha, Hakimi me shokë, nuk e thyen mbrojtjen e fortë të skuadrës gjermane.
Edhe shtyllat e tërthorëset ishin aleatë i padiskutueshëm i Dortmundit.
PSG e pafat, goditi dy shtylla e dy tërthorëset të Dotmundit.
Në minutën e 35-të, futbollisti i Dortmundit shpërdoroi rastin më të mirë deri me tash, goditja e tij u ndal nga portieri Donnaruma,
Në pjesën e dytë, në minutën e 47-të, shtylla e majtë pingule aleat i Dortmundit, pasi që Zaire-Emery nga afërsia nuk shënoi.
Në minutën e 50-të, mbrojtja e PSG-së nuk reagoi si duhet dhe Mats Hummels nga afërsia shënoi me kokë për 0:1.
Nuno Mendes (PSG) në minutën e 61-të lëshon një gjuajtje të jashtëzakonshme nga distanca, por u ndal nga shtylla!
Në minutën e 86-të, Mbappe i pafat, goditja e tij u ndal nga tërthorësja.
Në minutën e 88-të, Vitinha goditi bukur por sërish tërthorësja e shpëton Dortmundin.
Në minutën e 90+1, PSG kërkoi penallti pasi që sipas tyre, u pengua Mbappe, por gjyqtari nuk e referoi.
PSG eliminohet, ndërsa Dortmundit e pret fituesin e takimit të nesërm mes Real Madridit dhe Bayern Munihut.