Marco Reus, një nga lojtarët më me përvojë të Borussia Dortmundit që do të largohet nga kampi i “milionerëve” në fund të sezonit, ka komentuar kualifikimin e skuadrës së tij në finale, pas fitores 1:0 ndaj PSG-së.
Reus u pyet për pengesat dhe shtyllat e shumta të goditura nga skuadra e PSG-së.
"Kujt i intereson?
Nuk do të ketë kush të flasë për këtë nesër. Të gjithë do të flasin se Borussia është në finale.
Ne do të shkojmë në Wembley, kjo është çmenduri. Po kthehemi atje pas 10 vitesh.
Ky është momenti ynë, momenti është tani”, tha Reus.