Tanimë është e konfirmuar qe legjenda e Borussia Dortmundit, Marco Reus do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.
Reus do të largohet si lojtarë i lirë në verë, kur edhe do t’i përfundojë kontrata e tij me Dortmundin.
Tani po spekulohet se Reus është duke e konsideruar një lëvizje në Ligën e Amerikës MLS.
Samir Nasri e zbuloi në “Canal+” që Reus i ka thënë atij për një lëvizje të mundshme në MLS, pasi që bisedimet veçse janë zhvilluar.