Pas eliminimit nga Champions League, te Paris Saint Germain po mendojnë për të gjetur zëvendësuesin e Kylian Mbappe. Sulmuesi francez do të largohet këtë verë, ndaj një emër tjetër “big” pritet ta zëvendësojë.
Një nga emrat në listë është sulmuesi i Napoli, Khvicha Kvaratskhelia.
Lojtari 23-vjeçar ka kohë që ka përfunduar në shënjestrën e PSG, por s’ka për të qenë e lehtë për ta bindur presidentin De Laurentiis.
Ky i fundit, i dorëzuar për largimin e Viktor Osimhen, nuk dëshiron që të lerë edhe gjeorgjianin të ikë.
Për këtë arsye, sipas “Corriere dello Sport”, napolitanët po mendojnë një rinovim për të shmangur humbjen e gjeorgjianit.