Kampionët e Italisë, Inter-i është duke menduar tashmë për sezonin e ri.
Klubi po mendon jo vetëm për merkaton, por edhe për rinovimet, teksa drejtuesit ende nuk kanë një përgjigje konkrete nga Denzel Dumfries.
Holandezi nuk ka vendosur ende nëse do të rinovojë apo jo dhe kjo ka vendosur në lëvizje Inter-in, që po mendon seriozisht për Emil Holm.
Futbollisti është pjesë e Atalanta-s, ndërsa medie italiane kanë raportuar se shumë shpejt mund të ketë edhe kontaktet e para midis palëve.