Sot në orën 21:00 luhet ndeshja e kthimit e raundit gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve, midis Real Madrid dhe Bajern Mynih.
Deri më tani e kemi mësuar se kush do të jetë finalisti i parë, ndërsa sonte do të mësohet edhe i dyti, nëse do të jetë Real Madridi, ekipi më me shumë trofe në historinë e Champions, apo Bajerni, dhe të mund të shikojmë një finale totalisht gjermane në “Uemblei”.
Karlo Ançeloti e ka ekipin të kompletuar në përballjen e sotme dhe ka futur 11 lojtarët më të mirë në dispozicion në fushë. Për sa i përket Tomas Tuhel, vërehet një zgjedhje e çuditshme në rreshtimin e tij, ku mund të shohim që në vend të Goreckas ka vendosur ta startojë sfidën me mesfushorin Pavloviç.
FORMACIONET ZYRTARE
REAL MADRID (4-3-2-1): Lunin; Karvahal, Rydiger, Naço, Mendi; Valverde, Kros, Tçuameni; Bellingam; Rodrigo, Vinicius.
Trajner: Karlo Ançeloti
BAJERN MYNIH (4-2-3-1): Nojer; Mazraui, Dajer, De Ligt, Kimish; Pavloviç, Laimer; Gnabri, Musiala, Sane; Kejn..