Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka zbuluar në një intervistë të dhënë së fundmi se dikur kanë qenë shumë pranë transferimit të Rafael Leao-s te “zikaltërit”.
Ausilio theksoi se kishin një marrëveshje me Lille për të bërë të mundur këtë transferim, por shtoi se me sulmuesin portugez nuk zhvilluan bisedime të mjaftueshme.
“Është e vërtetë, ai ishte afër Interit. Shumë, shumë afër.
Ne patëm një marrëveshje me Lille, një marrëveshje e arritur mjaft shpejt në një takim në Londër. Më pas me Leao-n nuk arritëm të flisnim mjaftueshëm dhe më pas bisedimet u ndërprenë”-deklaroi drejtori sportiv i “zikaltërve”.
Rafael Leao në fund u transferua në Milano, por te kundërshtari i Interit, te Milani.