Partizani padiksutim është skuadra e komentit në Superiore. Demat ia kanë dalë të sigurojnë 4 fitore rresht në kampionat dhe fitorja ndaj Kukësit me shifrat 1-0 i ngjit në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.
Kryeqytetasit më në fund kanë gjetur vazhdimësinë në kampionat me Orges Shehin. Ndeshja e fundit e tyre në Superiore për këtë sezon do të jetë ndaj Erzenit, ekip që ka rënë në Kategorinë e Parë.
Të kutë do të tentojnë ndaj shijakasve një tjetër fitore së pari për të ‘blinduar” vendin e dytë në tabelën e klasifikimit dhe së dyti për të çuar në 5 numrin e fitoreve radhazi. Kryeqytetasit siç duket kanë ndezur siç duhet motorët për ndeshjet më të rëndësishme të sezonit dhe janë më gati se kurrë për finalet e “Final – Four”.
Kujtojmë se në 35 javë kampionat kanë grumbulluar 60 pikë, 3 më pak se Egnatia e vendit të parë, ndërsa kanë siguruar 16 fitore, 12 barazime dhe 7 humbje.