Ballkani i Therandës kthehet duarplot nga stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë.
Kampioni në fuqi e mposhti me rezultat 2:0 Malishevën, në takimin e javës së 33-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Jashanica shënoi në minutën e 32-të e Korenica (90').
Ballkani kryeson me 69 pikë e Malisheva renditet në pozitën e katërt me 53 sosh.