Gjilani nuk ndal më shumë se një pikë ndaj pretendentit për titull, Llapit të Podujevës.
Llapjanët barazuan me rezultat 1:1 me Gjilanin vendas.
Barazimi nuk i shkoi përshtati asnjërës ekip, pasi që Llapi ngec për titull e Gjilani rrezikon të mbetet në vend të tetë.
Jakiroviq në minutën e 47-të shënoi për Gjilanin dhe Hyseni në atë të 56-tën për Llapin.
Llapi renditet në vend të dytë me 65 pikë e ka 4 më pak se lideri Ballkani dhe Gjilani është në të tetin me 36 sosh pas javës së 33-të të elitës së futbollit të Kosovës.