Jorginho pjesë e Arsenal-it edhe një sezon, palët rinovojnë kontratën!
Klubi i Arsenal ka zyrtarizuar përmes faqes zyrtare zgjatjen e bashkëpunimit me mesfushorin që u bashkua me “The Gunners” janarin e 2023-shit.
Dhe që nga ai moment ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës së Mikel Arteta-s, duke numëruar 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Pas zgjatjes së kontratës që i skadonte në fund të këtij sezoni, Jorginho do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenal deri në verën e 2025-ës.