Dukagjini i Klinës ka importuar tre pikë, të cilat i japin qetësi në tre javët e fundit në elitën e futbollit të Kosovës.
Dukagjinasit triumfuan si udhëtues, me rezultat 2:1 ndaj Fushë Kosovës.
Për Dukagjinin realizuan Ebrima Jatta (11’), Bujar Shabani (18’) dhe për Fushë Kosovën Sinanoviq (59’ – nga penalltia).
Dukagjini zë vendin e gjashtë me 42 pikë e Fushë Kosova të nëntin me 20 sosh.