Atalanta është në finalen e madhe të Europa League.
Skuadra nga Bergamo e ka eliminuar Marseillen, duke e mposhtur me rezultat 3:0.
Ballafaqimi i parë në Marseille pati përfunduar baras (1:1) dhe Atalanta kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 4:1.
Berat Gjimshiti, si zakonisht titullar, reprezentuesi i Shqipërisë, ka dhënë kontribut në këtë fitore.
Lookman (30'), Ruggeri (52') e Toure (90+5’) shënuan për fitoren e vendasve.
Atalanta ndeshet me Bayer Leverkusenin në finalen e madhe.