Granit Xhaka përplaset me Mancinin! Kjo foto po habit të gjithë.
Momente tensioni u regjistruan në duelin gjysmëfinal të Ligës së Europës mes Bayern Leverkusen dhe Romës në sfidën që përfundoi me rezultatin 2:2.
Në minutën e 19-të pati një përplasje ku protagonistë ishin Granit Xhaka dhe mbrojtësi Mancini.
Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili shquhet për grintën e tij, nuk iu drodh fare qerpiku teksa u përplas kokë me kokë me futbollistin italian.